Sipas Kusari-Lilës, kush e kishte që nga fillimi skenarin për ta rrëzuar Qeverin Kurti

Kryetarja e Alternativës, njëherësh deputetje e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila, ka folur për zhvillimet politike në vend.

Duke komentuar rrëzimin e “Qeverisë Kurti”, ajo e ka quajtur si plan të menduar më herët nga kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

adje, ajo ka shtuar se LDK është në koordinim të plotë me Partinë Demokratike të Kosovës, ndërsa tha se Qeveria Hoti është bërë me pazare që kanë degraduar nën çdo nivel.

“Mendoj se përgjithësisht fakti se u negociua një marrëveshje me aq shpejtësi dhe mënyra se si në tërësi u bë pazari politik është degraduese”, ka thënë Kusari – Lila në  T7, lidhur me formimin e Qeverisë Hoti.

Sipas saj, nuk duhet harruar se për koalicionin e LDK-së me VV-në u desht të kalojnë muaj, ndërsa LDK e arriti brenda ditësh koalicionin me parti të tjera.

“Duket se e kishte këtë plan prej kohës kur ne negocionim. Priste kalimin e Nismës që mbeti nën prag dhe disi u bë puna që ëshë z. Isa Mustafa me deklaratat e tij politike të fliste fjalë të mira për kreun e Nismës. Pastaj të dakordohet dhe të thotë se do të bashkëpunonte. Thuajse ky skenar ishte i përgatitur para se të lidhej marrëveshja me Lëvizjen Vetëvendosje”, ka deklaruar Kusari – Lila.

Sipas saj, LDK nuk është e koordinuar vetëm me partitë me të cilat është sot në koalicion, por është në koordinim të plotë edhe me PDK-në.

“Është shumë e dukshme se LDK dhe PDK janë bashkë sepse sikur të ishte ndryshe, ne do të kishim një mocion mosbesimi shumë shpejtë dhe mund ta rrëzonim qeverinë jo legjitime e cila udhëhiqet nga Avdullah Hoti”, ka thënë Kusari – Lila.