Situata me COVID 19 në Shqipëri, në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë së Shqipëris ka publikuar raportin me coronavirus gjatë 24 orëve të fundit. Janë regjistruar 33 raste të reja pozitive me COVID-19 nga 239 mostra, dhe një person ka vdekur nga ky virus.

”Shpërndarja gjeografike e të identifikuarve pozitivë në 24 orët e fundit është si vijon: 23 të prekur në Tiranë, 8 në Shkodër dhe nga 1 rast në Pogradec dhe Kamëz”, thuhet në njoftim përcjell Lajme365.

Aktualisht në shërbimin infektiv po trajtohen 82 pacientë, 10 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 1 është i intubuar, ndërsa Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 25 qytetarë, duke e çuar në 1159 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Njoftimi i Plotë:

Situata e COVID 19 në Shqipëri, në 24 orët e fundit
Vijon të ketë shtrime të reja te qytetarëve që kanë nevojë për trajtim spitalor si pasojë e Covid19.
Aktualisht në shërbimin infektiv po marrin trajtohen 82 pacientë, 10 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 1 është i intubuar.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 239 testime për të dyshuar të prekur me Covid19 nga të cilat janë konfirmuar 33 raste pozitive, kryesisht raste të reja ne proces hetimi si dhe kontakte të rasteve të konfirmuara më herët pozitive.
Shpërndarja gjeografike e të identifikuarve pozitivë në 24 orët e fundit është si vijon: 23 të prekur në Tiranë, 8 në Shkodër dhe nga 1 rast në Pogradec dhe Kamëz.
Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 25 qytetarë, duke e çuar në 1159 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.
Në vendin tonë janë aktualisht 792 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.
Një 62 vjeçar nga Tirana ka humbur jetën nga COVID19, megjithë përpjekjet e mjekëve, terapisë medikamentoze intensive, pavarësisht se nuk vuante nga sëmundje bashkëshoqëruese.
Nga fillimi i epidemisë, 45 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19./lajme365.com