Skandal në Qeverinë e Austrisë

Një skandal i rëndë e ka kapluar Qeverinë Austriake me ç’rast Zëvendëskancelari Austriak Heinz-Christian Strache ka dhënë dorëheqja nga pozita e tij.

Shkak për këtë veprim të tij është bërë një inçizim i vitit 2017 i bërë publik ku
Zëvendëskancelari Austriak Strache shihet nën përcjellje intime të një gruaje ruse të prezentuar së biznesmene. Videoja e publikuar dëshmon premtimin e dhënë për mbështetje nga Strache ndaj “biznesmenes” ruse në këmbim të mbështetjes së fushatës elektorale të saj ndaj Zëvendëskancelarit Austriak.

Mediat Austriake njojtojnë Strache të jetë shprehur se “Kam dorëzuar dorëheqjen time si Zëvendëskancelar i Austrisë dhe Kancelari Sebastian Kurz e ka pranuar këtë vendim”.

Mbetet më tej të shihet nëse ky skandal do të shkaktojë krizë politike në Austri dhe humbje të mbështetjes elektorale tek partia e të djathtës ekstreme e cila është ushëhequr nga ana e Heinz-Christian Strache.