Skandal: Spitali Amerikan i vendos pacientit bateri në zemër dhe dy stenta pa pasur fare nevojë!

Shaqir Shala, nga fshati Loxhë e komunë së Pejës, ndonëse ka pasur probleme shëndetësore me zemër dhe ka shkuar në Spitalin Amerikan për një kontroll mjekësore duke i besuar më shumë se atyre shtetëror, aty i ka ndodhur diçka e pazakontë dhe pa pasur nevojë, shkruan GazetaBlic.

Shala pas kontrolleve në Spitalin Amerikan, ju është referuar që t’i vendoset një bateri e zemrës me arsyen se gjendja e zemrës së tij është në gjendje të keqe dhe kjo do ta ndihmonte atë që ajo të mos ndalte së rrahuri.

I mashtruar nga ky tretman mjekësor, Shala bindet që ta vendos baterinë në zemër  dhe dy stenta koronare por pas dy dite me të shkuar në spitalin shtetëror, konkretisht në QKUK është parë se vendosja e tyre ka qenë e panevojshme, raporton GazetaBlic.

QKUK ka verifikuar se pa pasur asnjë nevojë bateria e zemrës është vendosur në pacientin Shaqir Shala, tanimë vetëm për një qëllim që t’i merren një shumë e madhe e parave.

Por, nga QKUK nuk janë ndalur me kaq, ata kanë denoncuar rastin si shkelje profesionale dhe etike ndaj pacientit Shaqir Shala.

Më poshtë keni edhe Dokumentin të cilin e ka siguruar GazetaBlic ku shpjegon denoncimin e QKUK-së ndaj Spitalit Amerikan.

“Gazeta Blic” ka kontaktuar Spitalin Amerikan lidhur me këtë rast, por nga aty përveç konfirmimit të pyetjeve të dërguara përmes postës elektronike nuk kanë dhënë detaje për rastin.

“Faleminderit për emailin tuaj. Shqetësimet e klientëve tanë trajtohen me përkushtim të veçantë nga ekipi i Spitalit Amerikan. Tani jemi duke hulumtuar rreth rastit tuaj dhe do ju kontaktojmë sa më parë që është e mundur”, thuhet në përgjigjen e Spitalit Amerikan. /Gazeta Blic/