Skandali i MD-së, ndërhyrje në drejtësi në favor të të akuzuarit për korrupsion

Incizimi i autorizuar nga Gjykata me pajisje të Policisë së Kosovës, po synohet të shpallet si provë e pa pranueshme në Gjykatë. Hedhjen poshtë të kësaj prove pikërisht me motivin se është e papranueshme e ka kërkuar edhe mbrojtja e Krasniqit. Kjo provë është kryesorja në proces e cila konfirmon marrjen e shumave të mëdha të parave nga i akuzuari, Mulolli dhe të një veture në vlerë mbi 25 mijë euro për asistenten e Krasniqit, Marigona Berisha.

Disa veprime të Ministrisë së Drejtësisë, janë duke u cilësuar si ndërhyrje në një rast të madh korrupsioni të profilit të lartë. Zëvendësministri Blerim Sallahu, ka urdhëruar hetime për dalje nga burgu të Bashkim Mulollit. Ai është dëshmitar bashkëpunues. Misioni i tij ka qenë incizimi dhe zbulimi i aferave korruptive të ish-drejtorit të Këshillit Prokurorial, Lavdim Krasniqi. Ministria po dëshiron që ta konstatojë daljen e tij nga burgu si të paligjshme.

Rrjedhimisht, incizimi i autorizuar nga Gjykata me pajisje të Policisë së Kosovës, po synohet të shpallet si provë e pa pranueshme në Gjykatë. Hedhjen poshtë të kësaj prove pikërisht me motivin se është e papranueshme e ka kërkuar edhe mbrojtja e Krasniqit. Kjo provë është kryesorja në proces e cila konfirmon marrjen e shumave të mëdha të parave nga i akuzuari, Mulolli dhe të një veture në vlerë mbi 25 mijë euro për asistenten e Krasniqit, Marigona Berisha.

Në këtë proces të të penguarit të drejtësisë është përfshirë edhe Lendita Gashi, një ish-zyrtare e ICITAP-it në Kosovë që është pjesë e Departamentit të Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ajo është larguar nga puna pas zbulimit të lidhjeve me Lavdim Krasniqin.

Javë më parë, Gashi është shfaqur në krah të Albin Kurtit, në disa aktivitete. Paparaci, zbulon se ajo po kërcënon hetues e prokurorë të përfshirë në arrestimin e Krasniqit.


Lendita Gashi, e treta në radhë në fotografi (nga e majta në të djathtë), dhe Albin Kurti

Ajo, po pretendon se Lavdin Krasniqi në miqësi të afërt me deputetin e Vetëvendosjes, Gani Krasniqi dhe bashkëshortin e Albulena Haxhiut, Alban Krasniqi.

Paparaci, sjell detaje dhe dëshmi të këtij rasti të madh korrupsioni dhe ndërhyrjeve në drejtësi nga ana e zëvendësministrit, Blerim Sallahu me dijeninë e eprores së tij, Albulena Haxhiu.

Ka siguruar të gjitha provat që e konfirmojnë një gjë të tillë.

Hulumtimi disa javor i Paparacit, ka zbuluar në detaje me anë të provave, e-maileve, shkresave dhe videoincizimeve se si Ministria e Drejtësisë po tenton të ndërhyjë në çështjen penale të këtij skandali.

Paparaci, po ashtu sjell ekskluzivisht videoincizimin e takimit të të dënuarit, Bashkim Mulolli me ish-drejtorin e Këshillit Prokurorial, Lavdim Krasniqi.

Aty dëshmohet se si Krasniqi, ka ndërhyrë për ta ndihmuar këtë dënuar. Flitet për paratë që ka marrë dhe një veturë për asistenten, Marigona Krasniqi si dhe paratë për shkollimin e fëmijëve të Krasniqit. Këto para, sipas Mulollit ia kishte dhënë shoferit të, Lavdim Krasniqit, Ardian Krasniqi.

Lavdim Krasniqi, e mohon t’i ketë marrë ato para. Por, e pohon ndihmën që i ka dhënë të dënuarit, Mulolli.

Shkresat që ka siguruar Paparaci, flasin se si Ministria e Drejtësisë, Ajo ka ardhur në përfundim se lirimi nga burgu i Bashkim Mulollit, dëshmitarit bashkëpunues të Prokurorisë në procedurën penale kundër Lavdim Krasniqit, ishte kryer jashtëligjshëm.

Lavdim Krasniqi, ish-drejtor i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), akuzohet nga Prokuroria e Shtetit për disa vepra të rënda penale. Aktakuza e tij është ngritur mbi një provë kryesore: videoincizimin ligjor të kryer nga Bashkim Mulolli.

Pajisjet e incizimit ishin të Policisë së Kosovës.

I dënuar me një vit burgim për katër vepra penale, në të cilat dyshohet se kishte ushtruar ndikim Lavdim Krasniqi, u shpall bashkëpunëtor i drejtësisë në muajin shkurt, 2021.

Shtatë muaj pasi mori urdhrin e dëshmitarit bashkëpunues në çështjen penale ndaj Krasniqit, Ministria e Drejtësisë nisi një hetim për rastin e lirimit nga burgu të Bashkim Mulollit. Hetimet i autorizoi zëvendësministri Blerim Sallahu.

Sipas dosjes të cilën e ka siguruar Paparaci, numri dy i Ministrisë i kërkoi Inspektoratit të MD-së kryerjen e hetimeve mbi procedurat e lirimit të Bashkim Mulollit, përfshirë “urdhëresën e Prokurorisë” për lirimin e tij.

Raporti i Inspektoratit, nxjerr përfundime të ashpra në drejtim të zyrtarëve të Shërbimit Korrektues, por që nuk janë të vërteta.

Inspektorati i Ministrisë, vlerëson se i burgosuri, dëshmitari bashkëpunues i Prokurorisë së Shtetit, është liruar pa përfillur procedurat ligjore të Shërbimit Korrektues të Kosovës.

“Përcjellja e të burgosurit Bashkim Mulolli nga institucioni për në Prokurorinë Themelore është në kundërshtim me Rregulloren e Brendshme të Punës NR. 1459 i datës 30.11.2015”, konstaton raporti i Inspektoratit të MD-së mbi “rastin e përcjelljes së të burgosurit Bashkim Mulolli”.

Inspektorati, në raportin që mban datën 11 tetor, 2021, konteston aktvendimin mbi lirimin me kusht të Mulollit, të nxjerrë nga Paneli për Lirim me Kusht – organ i pavarur i Këshillit Gjyqësor të Kosovës. Fajëson krerët e Shërbimit Korrektues të Kosovës për shpërfillje të procedurave.

Hetimet e Ministrisë mbi rastin zbulojnë mungesën e informimit të Panelit për Lirim me Kusht mbi një incident të rëndë në të cilin ishte përfshirë Mulolli brenda Burgut të Sigurisë së Lartë.

“Përcjellja e dokumentacionit për lirim me kusht nga ekipi profesional i BSL-së [Burgut të Sigurisë së Lartë] është bërë me datën 19.02.2021 ku ka munguar koordinimi mes dy institucioneve, në këtë rast mes BSL-së dhe QP-Prishtinës që paneli për lirim me kusht të informohet me shkresa zyrtare për rastin e incidentit me datën 20.01.2021, ku i burgosuri e sulmon fizikisht udhëheqësin për siguri në Drejtorinë Qendrore, Ilir Kelmendin, pasi që paneli ka marrë vendim për lirim me datën 31.03.2021”, thotë raporti.

Por, dosja dhe dokumentacioni i përcjellë nga Shërbimi Korrektues, e thotë të kundërtën. Përmendet që Mulolli më 20 janar 2021 e kishte sulmu fizikisht drejtorit për siguri të burgjeve, Ilir Kelmendi. Sulmuesi ishte sanksionuar më 15 ditë vetmi. Rasti ishte raportuar në Polici të Kosovës. Ishte konfirmuar për media ky sulm që tashmë dihet publikisht për të.

Ministria kryen hetime, Prokuroria thotë se nuk kanë kompetenca për këto veprime

Blerim Sallahu, vartësi i Albulena Haxhiut i cili autorizoi hetimet mbi rastin, ka refuzuar ta cilësojë inspektimin e çështjes së dëshmitarit bashkëpunues të Prokurorisë, ndërhyrje në ndjekjen penale të Lavdim Krasniqit.

Zv/ministri, të mërkurën e 17 nëntorit i tha Paparacit se hetimet e Inspektoratit të MD-së ndërlidhen ekskluzivisht me punën e ShKK-së, sepse sipas tij, Ministria e Drejtësisë nuk ka tendencë të përfshihet në hetimet penale.

“Së pari hetimi penal nuk futet në kuadër të përgjegjësive dhe kompetencave të Ministrisë së Drejtësisë”, u përgjigj Sallahu, në një nga pyetjet e mediumit mbi rastin.

Megjithëkëtë, Sallahu vuri në dukje se hetimet mbi rastin e dëshmitarit bashkëpunues, rezultojnë se ai ishte liruar me “shkelje të rënda të procedurave dhe rregullave të Shërbimit Korrektues”.

Ai, insistoi se MD-ja ka kryer përgjegjësitë mbi të cilat thirret.

“Si MD, kemi përgjegjësi vetëm në raport me veprimet që ndërmerren ndaj të burgosurve lidhur me respektimin e procedurave dhe rregullave gjatë vuajtjes së dënimit të këtyre personave dhe mënyrës ligjore të daljes së tyre”, konstatoi ai.

Por, Prokuroria e Shtetit e vlerëson krejtësisht ndryshe këtë situatë. Thotë se gjithçka është në përputhje me Kodin e Procedurës Penale. Bile, e akuzon Ministrinë e Drejtësisë për ndërhyrje në rast.

Në një përgjigje me shkrim, Prokuroria i ka thënë Paparacit se organi i vetëm kompetent për vlerësimin e vlefshmërisë së urdhëresave të saj është gjykata.

Ekzistencën e raportit të Inspektoratit të Ministrisë së Drejtësisë që vë në dyshim urdhëresën për lirimin e Bashkim Mulollit, Prokuroria e ka cilësuar “ndërhyrje në punën e prokurorit të shtetit”.

“Në rast se ekziston një i tillë, vlerësojmë se organi kompetent për vlerësimin e vlefshmërisë së vendimeve të prokurorit të shtetit është gjykata kompetente, e jo ndonjë institucion tjetër, si dhe çdo vlerësim përkatësisht konstatime të organeve tjera mund të paraqet ndërhyrje në punën e prokurorit të shtetit”, ka thënë Laureta Ulaj, zëdhënëse e Prokurorisë, në një përgjigje për Paparacin.

Prokuroria e Shtetit, mohoi të ketë shpërfillur procedurat kur i dha ish të burgosurit Mulolli, urdhrin e dëshmitarit bashkëpunues.

“Ju njoftojmë se Prokurori i shtetit, […] në zbatim të urdhëresës të gjyqtarit të procedurës paraprake, përmes dëshmitarit bashkëpunues B.M., ka aplikuar masën e fshehtë, mbi bazën e së cilës provë dhe provave tjera është ngritur aktakuza dhe e njëjta është proceduar në gjykatën kompetente për trajtim të mëtejme”, tha zëdhënësja Ulaj.

I burgosur më 2020, Bashkim Mulolli u përcoll më 23 shkurt, 2021, nën mbikëqyrjen e oficerëve korrektues nga Qendra e Paraburgimit në Prishtinë drejt Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Rreth një muaj më vonë, dëshmitari bashkëpunues i Prokurorisë u lirua me kusht sipas një aktvendimi të Panelit për Lirim me Kusht të KGjK-së.

Video-incizimi ekskluziv – prova që mund të çojë në burg Lavdim Krasniqin

Paparaci ka siguruar videoincizimin që implikon në këtë rast zyrtarin e lartë të Prokurorisë. Videoincizimi ekskluziv provon përfshirjen e ish-drejtorit të Sekretariatit të Këshillit Prokurorial në skandalin e rëndë korruptiv në sistemin e Prokurorisë.

Më 26 shkurt të këtij viti, Bashkim Mulolli, nën përcjelljen e Shërbimit Korrektues dhe Policisë së Kosovës me kërkesë të Prokurorisë dhe vendim të Gjykatës, e kishte takuar Lavdim Krasniqin pas pothuajse një viti.

Biseda mes tyre zhvillohet në dy ambiente të ndryshme në kafene të kryeqytetit.

Mulolli, ka shumë hesape për “të larë” me Krasniqin, por edhe me dy njerëzit e tij: shoferin Ardian Krasniqi dhe asistenten Marigona Berisha. Ata, i kishin premtuar ta ndihmonin që t’i shpëtonte burgut në këmbim të mijëra eurove dhe një veture dhuratë që kishin pranuar.

Por, e kishin mashtruar. Këtë ia thotë që në fillim të bisedës. E pyet për shoferin, Ardian Krasniqin.

“Qysh bre nanën ia q***** veç… veç më mashtruat, m’i morët me kerr e me krejt edhe kurrë s’më ndihmuat më send, as për djem as për kurrgjë hiç”, i thotë Mulolli, Krasniqit.

“Pse çka ka bo, a u bë naj sen a?”, ia kthen Krasniqi, derisa paraprakisht thotë se shoferi i tij, Ardiani, i cili dyshohet se ka marrë ryshfet në emër të tij, “e ka lënë punën”.

Mulolli, përmend katër dhjete mijë euro që ia kishte dhënë grupit të Krasniqit.

“Qysh çka ka bo… Mos ja q* nanën, [Ardiani] ma ka marr kerrin edhe katër dhjetë e diçka mijë euro krejt o vlla.. ti e di fort mirë o vlla… tri herë m’i ka marr për djalë tanin kur e çojke n’Shqipni, kur ma çoj djalin n’Shqipni me kerr tanin tri herë m’thojke po shkoj me djalin e shefit po ja paguaj shkollën… djalin kështu, djalin ashtu”, ia kthen dëshmitari bashkëpunues.

Paparaci, sjell këtë videoincizim por të censuruar në pjesën që lidhet me jetën private.