SKANDALOZE: Hudhen mbetje të kafshëve në deponinë për mbeturinat e ngurta në Zhur!

Gjatë ditës së sotme, janë hedhur mbetje të kafshëve nga thertoret në deponinë për hudhjen e mbeturinave të ngurta në Zhur.

Kjo dukuri shqetësuese është e pranishme për vite të tëra, dhe deri më tani organet kompetente nuk kanë marrë masa në parandalimin e kësaj dukurie. Përveç ndotjes së ambientit, nga aromat e pakëndshme të cilat kundërmojnë rëndë janë të shqetësuar edhe qytetarë të shumtë të cilët me automjetet e tyre qarkullojnë në rrugën Prizren- Dragash.

Ndryshe, kjo deponi është ndërtuar nga KFOR-i gjerman para shumë vitesh, me destinim hudhjen e mbeturinave inerte, e jo për mbetje të kafshëve.