Skandaloze  – Komuna e Mitrovicës së Veriut jep tokën komunale me qira për 50 cent

Në seancën e sotme, Asambleja Komunale e Mitrovicës së Veriut vendosi të ndajë më shumë se 350 metra katrorë tokë komunale për kompaninë MTS për ndërtimin e një objekti afarist me qira në vlerë prej 50 cent në muaj. Prona komunale iu dha MTS për 99 vjet.

Toka Komunale që i ‘u dha Kompanisë gjendet përgjatë Lumit Ibër, me një sipërfaqe totale prej 353 m2, ndërsa kjo tokë i ‘u dha operatorit serb të telefonisë MTS, t cilët do të ndërtojnë objektin për të funksionalizuar operatorin e Serbisë në Komuant e Veriut.

Gjatë seancës së asamblesë Komunale, drejtoresha e Administratës së komunës së Mitrovicës së Veriut, Adriana Hodić, ka thënë se vendimi është në përputhje me ligjin, dhe se në krahasim me disa komuna të tjera që kanë ndarë tokën komunale në mënyrë të ngjashme, komuna e Mitrovicës së Veriut ka marrë çmimin më të lartë.

Përveç pagimit të qirasë, MTS do të ketë edhe një detyrim tjetër.

“MTS u pajtua që për shumicën e institucioneve në komunën e Mitrovicës së Veriut, të ofrojë shërbime të interneti dhe shërbime tjera falas ” shpjegoi drejtoresha e Administratës. ?Kosev.info/.