Skandaloze – Mjekët që punuan vullnetarisht në Kliniën Infektive nuk u punësuan nga MSH-ja

Në Klinikën Infektive në QKUK që nga fillimi i pandemisë janë paraqitur 10 vullnetarë, 1 specialiste e Infektologjise, 1 specializante e infektologjise dhe 8 mjeke te pergjjithshem.

Kështu ka njoftuar Jehona Krasniqi- Mjeke e Përgjithshme, dhe vullnetare ne Kliniken Infektive.

E njëjta ka reaguar në emër të të gjithë vullnetarëve që janë të angazhuar pranë Klinikës Infektive për të ndihmuar stafin në përballimin e ngarkesës me pacientët që janë të infektuar nga COVID-19.

Ajo ka thënë se janë në muajin e katërt që kur kanë punuar vullnetarisht, dhe nuk kanë kërkuar asnjë llo kompensimi, ashtu që deri edhe ushqimin dhe furnizimet tjera ditore i kanë bërë vet.

Me date 12.06.2020 Ministria e Shëndetësisë ka hapur konkurs për 100 vende pune, për specialiste dhe mjeke te përgjithshëm, ku njeri nga kriteret ka qene përparësi puna vullnetare.

Nga grupi prej 10 vullnetarëve tetë nga këta vullnetarë kanë aplikuar ne këtë konkurs.

Nga grupi prej tetë vullnetarëve që kanë aplikuar Jehona Krasniqi që ka folur në emër të grupit të vullnetarëve ka thëë se nga tetë vullnetarët që kanë aplikuar vetëm njëri është pranuar në marrëdhënie pune, ndërsa shtatë të tjerë kanë mbetur jashtë, përfshirë edhe specialisten infektologe.

Sipas saj ky vendim  ka qenë shokues “ për vet faktin që e gjithë puna jone tashme prej katër muajsh është hedhur poshtë, për të ardhur ne pozitat tona dikush qe duhet ta mësojë punën që nga fillimi. Për më tepër që përzgjedhja që është b[r[ ka lënë te kuptohet qe ka pasur shkelje te rënda, duke u anashkaluar edhe intervista me goje qe ka figuruar ne konkurs, për çka nuk ka pasur mundësi as te verifikohet dokumentacioni”.

Ajo thotë se në Ministrinë e Shëndetësisë nuk janë pranuar në takim dhe se i ‘u është kërkuar që të dërgohet një ankese ne forme elektronike kurse të tjerëve i ‘u është pranuar edhe ankesa fizike.

Por përkundër ankesave grupi i vullnetarëve thonë se nuk kanë pranuar përgjigje, përkundër faktti që i kanë shkraur edhe Ministrit të Shëndetësisë.

Sipas grupit të vullnetarëve tashmë ka nisur procesi i kontratave dhe zbatimi i tyre për punonjësi te ri të pranuar dhe pa përvojën e duhur, si dhe nuk është respektuar afati ligjor për parashtrimin dhe trajtimin e ankesave.

“ Ne po kërkojmë të zbatohet e drejta e jonë, sepse ne më shumës e të gjithë të tjerët e punësuar që figurojnë në listë e meritojmë të jemi të punësuar me vet faktin që kur të tjerët kanë hezituar, ne jemi paraqitur në Kiinikën Infektive duke rrezikuar veten dhe familjet tona “ thueht në reagimin e grupit të vullnetarëve.