Skandaloze: Për evitim të mbi 100 mijë eurove merr dënim 1300 euro

107,443.32 euro është shuma që personi më inicialet G.P ju ka shmangur tatimit të shtetit. Por, gjyqtari i rastit Fatmir Krasniqi, në Gjykatën Themelore të Prizrenit ka vendosur ta denojë vetëm më 1300 euro gjobë.

”Andaj Gjykata të akuzuarit G.P., i ka shqiptuar Dënim UNIK me Gjobë në shumën prej 1,300 euro, të cilën shumë të dënimit i akuzuari është i obliguar që ta paguajë në afat prej 15 ditësh pas plotfuqishmërisë së aktgjykimi.” shkruhet në aktvendimin e Gjykatës.

Personi në fjalë më qëllim ti shmanget pjesërisht apo tërësisht tatimit ka jep të dhëna të pavërteta për të ardhurat e veta, gjendjen ekonomike apo faktet tjera relevante për vlerësimin e detyrimeve në atë mënyrë që gjatë vitit 2013, në mënyrë të vazhdueshme ka fshehur faktet lidhur me të ardhurat dhe veprimtarinë ekonomike në cilësinë e pronarit të kompanisë, ashtu që ka paraqitur fatura fiktive në Administratën Tatimore të Kosovës, duke blerë fatura fiktive nga kompani të ndryshme [katër (4) kompani./LAJME365