Skandaloze: Skender Hyseni shpenzoi mbi 3 mijë Euro në udhëtimin për në SHBA

Udhëtimi i në ShBA i Skender Hysenit, Koordinatorit për Dialog Kosovë-Serbi i kushtoi  buxhetit të shtetit mbi 3 mijë euro.

Nga data 01 deri më datën 06 qershor, Hyseni qëndroi për një vizitë zyrtare në ShBA. Ai atje kishte planifikuar të takohej me të dërguarin special të ShBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Megjithatë, Hyseni arriti që të zhvillonte vetëm një bisedë telefonike me të.

Ai mori mëditje për udhëtim jashtë vendit 577 euro e 50 cent. Ndërsa, nga  1 mijë e 290 euro  euro i kushtuan biletat e aeroplanit.

Akomodimi i Koordinatorit Shtetëror për Dialog i kushtoi buxhetit të shtetit 659 euro ndërsa drekat zyrtare gjatë këtij udhëtimi kushtuan 540 euro.

Në total, shpenzimet për këtë udhëtim pesë ditor në ShBA, sipas të dhënave nga zyra e kryeministrit, kapin shifrën e 3 mijë e 66 euro e 62 cent./Kallxo.com/.