Skenë e tmerrshme: Eriksen humb ndjenjat në fushë

Një incident shumë i keq ka ndodhur në ndeshjen e grupit B në Kampionatin Evropian, mes Danimarkës dhe Finlandës.

Kah fundi i pjesës së parë Christian Eriksen ka humbur ndjenjat në fushë, shkruan Gazeta Express.

Ai ishte duke ecur teksa u rrëzua në fushë, teksa mund të ketë pësuar sulm në zemër.

Menjëherë ka reaguar stafi mjekësor i Danimarkës duke i dhënë ndihmën e parë.

Ndeshja është ndërprerë prej më shumë se 10 minutave. /Gazeta Express/