Sllobodan Petroviq dhe ambasadori Kosnet, flasin për problemet e serbëve të Kosovës

 Kryetari i partisë së Pavarur Liberale ( SLS), Sllobodan Petroviq, të hënën ka biseduar me ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, Filip Kosnet, rreth problemeve të bashkësisë serbe këtu. Kryetari Petroviq, e ka informuar ambasadorin Kosnet rreth problemeve aktuale të bashkësisë serbe, si dhe ka shpehur shqetësimin e tij , pasi që kohëve të fundit,  është ndezuar retorika politike ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, si dhe për  sjellje aspak të hijshme ndaj zyrtarëve të lartë të SLS-it nga ana e pjesëtarëve të MPB-së  së Serbisë dhe BIA-s serbe gjithashtu, thuhet në një komunikatë për media nga SLS. Sllobodan Petroviq, ka falënderuar ambasadorin amerikan për përkrahjen të cilen po ia ofron bashkësisë serbe në Kosovë, përmes angazhimeve tejet korrekte, thuhet në fund të kësaj komunikate.