Sllovenia e fut Kosovën në listë e kuqe, urdhëron karantinë për secilin kosovar që hyn në këtë shtet

Sllovenia ka shtrirë listën e vendeve në listën e kuqe që janë subjekt i kufizimeve të hyrjes për shkak të përkeqësimit të situatës epidemiologjike në vend.

Në këtë listë është përfshirë edhe Kosova, gjersa në mesin e vendeve të rajonit Sllovenia ka vendosur vija të kuqe edhe për Bosnjën e Serbinë, transmeton Reporteri.

Ndryshimet do të hyjnë në fuqi nga mesnata, njoftoi Ministri i Brendshëm Ales Hojs.

Tani e tutje, kosovarëve që hyjnë në Slloveni do të kërkohet një test negativ për koronavirusin dhe i cili nuk duhet të jetë më i vjetër se tre ditë.

Në të njëjtën kohë, ata do të duhet t’i nënshtrohen karantinës 14 ditore.