SLS e Sllobodan Petroviqit: Vuçiq po përçanë serbët në Kosovë

Kryetari i Partisë së Pavarur Liberale (SLS), Sllobodan Petroviq bashkë me kandidatët për deputetë dhe bashkëpunëtorët e ngushtë ka vizituar disa familje dhe ka biseduar me vendësit në disa lokalitete të komunës së Parteshit, ndër to fshatin Pasjan e Budrigë e Poshtme. Ai ka ndjekur hallet e tyre, ndërsa ka marrë mbështetjen nga mjekja Jelica Kërçmareviq dhe djali i saj, Ognjeni.

ka biseduar edhe me shumë banorë të Anamoravës, transmeton Koha.net kumtesën e kësaj partie.

banorët e Budrigës kanë shfaqur shqetësimet për mungesë punësimesh për të rinjtë, po ashtu kanë theksuar mungesën e infrastrukturës, ujësjellësin jofunksional dhe halle të tjeta.

Partia e Pavarur Liberale përmes kësaj komunikate ka theksuar se “nuk e mbështet,as nuk e pranon që presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, i cili do të duhej të mbronte interesat e të gjithë serbëve kudo që ata të jenë, thërret që të votohet vetëm për Listën Serbe”.

Sikur Marko Gjuriq të kishte kandiduar serbë të arsimuar, me karakter, kredibil, serbët ndoshta do të votonin për atë listë, thanë në SLS, për të shtuar “Prandaj duhet të kërcënojnë, shantazhojnë dhe t’i detyrojnë njerëzit të votojnë me zor për Listën Serbe. T’i ndajnë serbët në të mirë e të këqij, të dëshiruar e të padëshiruar, ” Vuçiqianë” dhe “shiptaristë” është gjë e shëmtuar, jodemokratike dhe anticivilizuese”.

SLS thekson se serbët në Kosovë janë ngopur me ndasi dhe këshilla nga jashtë. / Koha.net