Sofija Todoroviq nga Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut/BIRN në Serbi, është shembulli më i mirë i një aktivisteje.
Sofija, e cila njihet për aktivizmin e saj të vazhdueshëm në mbrojtjen e të drejtave të njeriut në çdo aspekt, ishte ndër të parat që i doli në mbrojtje bukëpjekësit shqiptar në Beograd – për ta mbrojtur atë nga turma e ultranacionalistëve serbë.
Todoroviq ishte ajo e cila e mbrojti Mon Gjurajn dhe familjen e tij.
Të nesërmen, nisi kampanja kundër saj e cila zgjati shumë deri para pak ditësh kur Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut kërkoi prej Qeverisë Serbe të garantonte siguri për Sofija Todoroviq.

“Shteti qëndroi i heshtur ndaj kërcënimeve të cilat mu bënë, prandaj reagimi i Gjykatës është sukses i madh” tregon Sofija për mediet serbe.