Sondazhi i ri i PIPOS: VV-ja shënon rënie, ngritet PDK-ja

Instituti PIPOS ka përgatitur sondazhin e radhës sa i përket renditjes së partive para zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Këto të dhëna janë nga hulumtimi ku kanë marrë pjesë mbi 3.000 respondentë, dhe janë të publikuara në emisionin ‘Rubikon’ të Klan Kosovës.

Sipas të gjeturave Lëvizja Vetëvendosje aktualisht prinë me 43.8 përqind, e dyta është PDK me 21.70 përqind dhe LDK e treta me 17.2 përqind.

Këto të dhëna kanë dalë pasë pyetjes: “Për cilën parti do të votoni në zgjedhjet parlamentare?”.

AAK nga ky sondazh ka 7 përqind,  kurse Nisma ka mbetur nën prag me 2.7%./lajme365.com