Sot bëhen 29 vite të Deklaratës kushtetuese së 2 Korrikut

Deklarata kushtetuese e pavarësisë së Kosovës u miratua më 2 Korrik 1990, dhe që nga ajo kohë njihet si ” Deklarata e 2 Korrikut”.

Këtë Deklaratë e miratuan delegatët e atëhershëm duke e shpallur Kosovën njësi të veçantë, në kuadër të federatës së atëhershme jugosllave.

Deklarata e 2 Korrikut të vitit 1990 ishte akti që do të shënojë hapin historik institucional të pavarësimit të Kosovës, i cili u zhvillua jashtë objektit të Parlamentit, në kushte të rrethimit nga forca të mëdha policore e ushtarake.