Sot i jepet lamtumira e fundit vogëlushes që u godit nga vetura në Podujevë

 Goditja nga vetura në rrugën ‘Xhemajl Mustafa” në Podujevë, ishte fatale për vogëlushen Jola Rrahmani.

4 vjeçarja që u godit nga vetura nuk arriti t’u bëjë ballë lëndimeve. Dëshmitarët nga vendi i ngjarjes thanë se vajza u shkelë në zebra. Ajo ishte me nënën e saj e cila po ashtu ka marrë lëndime trupore dhe po trajtohet në QKUK, sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë.

Shoferi i veturës është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

4 vjeçarja sot do të varroset në varrezat e fshatit Sibofc i poshtëm të Podujevës.

“Varrimi fillon në ora 17:00”, thuhet në njoftimin e vdekjes./Sinjali/