Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit, këto janë pikat e rendit të ditës

Kryesia e Kuvendit të Kosovës sot do të mbajë sot mbledhjen e radhës, ku pritet të caktohet data e seancës së re.

Në rendin e ditës janë miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit, përgatitjet për seancë plenare, deklarimet jashtë rendit të ditës, pyetjet parlamentare, miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme.

Pika tjera të rendit të ditës janë propozim-vendimet për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit për formimin e komisioneve parlamentare, shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Përgjegjësitë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, shqyrtimi i raportit vjetor të Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2020, si dhe debati parlamentar në lidhje situatën ekonomike si pasojë e pandemisë COVID-19.