Sot pritet formimi i Qeverisë Kurti 2

Pas konstituimit të legjislaturës së tetë të Kuvendit të Kosovës, sot pasdite pritet të votohet për Qeverinë Kurti 2.

Telegrafi merr vesh që pasi Glauk Konjufca të merr detyrën e kryetarit të Kuvendit, që njëherësh do të jetë edhe ushtrues i detyrës së presidentit do të mandatojë Albin Kurtin për kryeministër.

Burime të Telegrafit theksuan se nëse gjithçka shkon sipas planifikimeve, formimi i Qeverisë Kurti 2 pritet të formohet pasdite.