Sot Rikthehet Serie A, Këto janë dy ndeshjet e para

Serie A do të rinis sot sezonin e Serie A, pas një pauze të gjatë e cila erdhi si obligim pas përhapjes së pandemisë Covid-19, Serie A sot do të rikthehet në fushat e blerta.

Në fushë do të zbresin katër skuadra, përfshirë edhe Hellas Veronën e Amir Rrahmanit.

Verona do të luajë ndeshjen e saj me fillim nga ora 21:45, kundër skuadrës së Cagliari.

Ndeshje tjetër në kuadër të Serie A është ajo mes Torinos dhe Parmas, e cila luhet nga ora 19:30.

Vlen të përmendet se para rifillimit të Seria A, futbolli në Itali është rikthyer me tri ndeshje të Kupës, Juventus – Milan dhe Napoli –  Inter,  ku në finale Juventus u mposht nga Napoli pas ekzekutimit të penalltive./lajme365.com