Specialja i çon ftesë edhe një ish-luftëtari të UÇK-së

Gjykata Speciale ka dërguar edhe një ftesë për ish-luftëtarin e UÇK-së, Ramiz Kukaj, nga Korisha e Prizrenit.

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij përmes një postimi në Facebook.

“Sot i erdh ftesa nga Gjykata Speciale djalit të axhës Ramiz Kukaj. Krenar jem me ty baci Ramiz, lufta për çlirimin e atdheut ishte e pastër. Respekt UÇK”.