Në Klinikat e QKUK-së por edhe në spitalet regjionale është duke vazhduar trajtimi i pacientëve me COVID-19.

Sipas të dhënave të fundit nga SHSKUK, në trajtim janë gjithsejtë 608 pacientë, prej tyre 24 janë në trajtim me respiratorë, 23 me CPAP dhe 376 në oksigjeno terapi.

Po ashtu sipas të dhënave nga 608 pacientë, 414 janë të konfirmuar me COVID-19.

Vetëm në QKUK dhe Klinikat e saj janë të hospitalizuar 280 pacientë me coronavirus, 14 janë në trajtim me respiratorë, 14 me CPAP dhe 184 në oksigjeno terapi.

Situatë e rënduar është edhe në spitalet regjionale, ku në Spitali i Pejës prin me numrin më të madh të pacientëve të shtrirë me gjithsejtë 70, pastaj në Prizren janë 61 pacientë, në Gjilan 59 pacientë, në Spitalin e Ferizajt po trajtohen 51 pacientë, në Gjakovë 47 pacientë, kurse në Spitalin e Mitrovicës e Vushtrrisë 40 pacientë.

Gjithsejtë të shtrirë në spitalet regjionale janë 328 pacientë. /Telegrafi/