Në Spitalin e Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë dy pacientë.

Sipas njoftimit, në këtë spital, 4 pacientë janë në gjendje të rënde dhe 7 pacientë janë liruar për në shtëpi, përcjell Telegrafi.

47 pacientë të hospitalizuar janë duke u trajtuar për COVID-19, prej tyre 16 janë të konfirmuar pozitiv me virus.

Ndërsa, 24 pacientë janë me oksigjenoterapi. /Telegrafi/