Stacionet policore hapin dyert për vizitorët

Drejtoria Rajonale e Policisë ne Prizren ka njoftuar se me rastin e shënimit të 20 vjetorit të Policisë së Kosovës, dyert e stacioneve policore në këtë zonë do të jenë të hapura për vizitorët.

“Me rastin e 20 vjetorit të Policisë së Kosovës dhe duke u bazuar në praktikat e mëhershme Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, në të gjitha stacionet policore do të ketë “Portën e hapur”, me qëllim vizitën dhe njohjen e punës së Policisë në Komunën e Prizrenit, Suharekës, Dragashit, Mamushës si dhe në dy nënstacionet policore në fshatin Sredskë dhe në fshatin Zhur”, thuhet në njoftim.

Aktiviteti “Porta e hapur” do të zhvillohet nga data 04.09.2019 deri më 06.09.2019.