Starton edicioni i ri i Premierligës Angleze

Me sfidën Liverpool vs. Norwich, Premierliga e Anglisë hap kampanjën zyrtare të edicionit të ri futbollistik.

Kjo sezonë pritet të shoqërohet me rivalitet të theksuar për shkak të transferimeve të shumta të futbollistëve që janë realizuar nga ekipet elitare angleze, ku me transferime veçohet skuadra nga Londra, Arsenal.

Sipas parashikimeve të njohësve të futbollit, sërish gara e titullit pritet të vendoset ndërmjet kampionit në fuqi, Manchester City dhe kampionit akual evropian, Liverpool.

Risi e veçantë e kësaj sezone është aplikimi i sistemit VAR në të gjitha ndeshjet zyrtare.

/lajme365/