Suharekasi gjen portofolin me para në Prizren, i dorëzohet pronarit

Një qytetar nga Prizreni ( identiteti i njohur për redaksinë tonë), njofton TV Prizreni se sot rret orës 13:00 në  rrugën “Remzi Ademi” jo larg objektit të Prokurorisë Themelore , i kishte rënë portofoli me të gjitha dokumentat personale  si dhe para në shumë 455 euro. Ai njofton se një person nga Suhareka, Betim Kryeziu, e kishte gjetur portofolin dhe të njëjtin e kishte dorëzuar në stacionin policor në Prizren. Një gjë të tillë na e konfirmojnë edhe zyrtarë policorë nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren. Me këtë rast, qytetari prizrenas falënderon për këtë gjest njerëzor , një mik të tij të ri nga Suhareka.