Suharekë: Aktivitete në Ditën Botërore kundër duhanit

Në Ditën Botërore kundër duhanit, nga drejtoria e Shëndetësisë së Komunës së Suharekës, është mbajtur një ligjeratë kundër duhanpirjes. Mjekë nga QKMF, kanë ligjeruar kundër kësaj dukurie e cila e dëmton rëndë shëndetin e njeriut. Më pastaj, të pranishmit e ligjeratës, kanë shkuar në sheshin e qytetit “Fadil Vata”, për të shpërndarë broshura për qytetarët kalimtarë të rasit, për t’i informuar lidhur me rreziqet që shkakton duhani. 
Në këtë aktivitet ka marrë pjesë edhe kryetari i Komunës , Bali Muharremaj, i cili së bashku me drejtoreshën e Shëndetësisë , Sale Bytyqi, kanë bashkëbiseduar me qytetarë lidhur me aktivitetin në fjalë. 
Punëtorët shëndetësorë thanë se ky aktivitet është i domosdoshëm për t’i njoftuar qytetarët se sa i dëmshëm është konsumimi i duhanit, andaj edhe kemi dalur këtu.Qytetarët e mirëpritën këtë aktivitet dhe thanë që çdo ditë bëjnë përpjekje që mos t’a përdorin duhanin. Kryetari Muharremaj, në mënyrë simbolike e ka dorëzuar një cigare, në këmbim të një molle. Ku motoja e këtij aktiviteti ishte: “Dorëzojeni cigaren, merreni një mollë”.