Suharekë: Gjimnazi “Jeta e Re” do të bëhet me kabinete moderne

Gjimnazi i Suharekës, do të ketë kabinete moderne. Ato kanë filluar të ndërtohen sot, në oborrin e këtij institucioni arsimor. Për t’a parë nga afër punën, ka shkuar kryetari i Komunës së Suharekës , Bali Muharremaj. Ai gjatë qëndrimit u shpreh: “Aneksi i ri në Gjimnazin “Jeta e Re” ku do të ketë kabinete moderne, ka filluar dhe do të përfundoj në afat sipas parashikimeve”.


“Falenderoj Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë e poashtu dhe ministrin, Shyqiri Bytyqi, për mbështetjen e vazhdueshme”.
“Pra, edhe një premtim tjetër po realizohet, ku besoj se ky proces na gëzon të gjithëve”, thuhet në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të kësaj Komune.