Suharekë, qytetari gjobitet 50 Euro për hedhje të mbetrinave

Kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj ka njoftuar se një qytetar është dënuar me 50 Euro gjobë.

Kjo gjobë “qytetarit të papërgjegjshëm” sipas Bali Muharremajt i është shqiptuar pasi që i njëjti ka hedhur mbeturina në hapësira publike.

“Asnjë tolerim nuk do të ketë për ndotësit e ambienti” ka shkruar kryetari i Suharekës Muharremaj.

I njëjti ka falënderuar Inspektorët për punën dhe angazhimin e tyre në teren, po ashtu edhe qytetarët për raportimin dhe bashkëpunimin.