Sulm në një xhami në Norvegji

Një i ri norvegjez i moshës 20 vjeçareka kryer një sulm të armatosur në xhaminë Al-Noor, në qytetin Baerum në Norvegji.

Policia norvegjeze ka njoftuar të ketë arrestuar personin i cili kishte kryer sulm në Qendrën Islamike Al-Noor pranë kryeqytetit të vendit.

Një burrë i moshuar pësoi lëndime të lehta gjatë sulmit, por nuk dihet ende nëse plagët ishin shkaktuar nga të shtënat me armë apo gjatë tentimit për të ndalë sulmuesin e armatosur.

Sipas policisë, sulmuesi i dyshuar dukej se kishte vepruar i vetëm.

Sipas policisë norvegjeze, i riu i dyshuar për gjuajtje në xhami gjithashtu mund të ketë vrarë një të afërm para se të niste sulmin.