Sulme të ndërsjella në mes Izraelit dhe Sirisë (Video)

Mediat perëndimore raportojnë se gjatë natës së mbrëmshme , nga territori i Sirisë janë gjuajtur dy raketa në drejtim të Izraelit. Bëhet e ditur se njëra nga raketat ka arritur të depërtojë në territorin e shtetit izraelit ndërkohë që raketa e dytë është asgjësuar nga sistemi izraelit i mbrojtjes antiraketore.

Si kundërpërgjigje, Ushatria Izaelite ka sulmuar caqe të Ushtrisë Siriane. Sipas njoftimeve të Ministrisë së Mbrojtjes së Izraelit, janë asgjësuar një numër i madh i pajisjeve ushtarake të Sirisë. Në sulmet Izraelite raportohet se 3 ushtarë sirianë kanë humbur jetë dhe 7 të tjerë janë plagosur.

Në video shihet momenti i sulmit të caqeve të Ushtrisë Siriane.