Sulmohen dy policë në Pejë

Dy policë janë sulmuar dje në qendër të qytetit të Pejës, nga dy persona, të cilëve u është kërkuar respektimi i rregullave në komunikacion.

Ngjarja ka ndodhur në mesditën e djeshme, teksa dy policë që ishin duke e rregulluar komunikacionin kanë kërkuar nga dy të dyshuarit t’i përmbahen rregullave, kurse këta të fundit sipas dëshmitarëve okular, nuk i janë bindur urdhërave e që më pas edhe i kanë sulmuar policët, të cilët më pas edhe kanë përdorur sprejin.

Nga ana tjetër, ngjarjen e kanë konfirmuar edhe Policia e Pejës, sipas të cilës:”Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi të njëjtit fillimisht kanë penguar dhe më pas kanë sulmuar fizikisht dy zyrtarët policorë të cilët ishin në rregullim të komunikacionit. Njëri nga viktima si pasojë e sulmit ka pësuar lëndime trupore për çka dhe ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje..”.