Sulmohet fizikisht një person i prekur me COVID-19, që po shëtitje lirshëm rrugëve të Prishtinës

Një person i infektuar me COVID-19, emër i njohur për redaksinë, është sulmuar sot në Prishtinë, pasi kishte dalur dhe kishte shëtitur lirshëm rrugëve të Prishtinës,.

Por ai teksa po shëtiste dhe po rrezikonte shëndetin e qytetarëve të tjerë në rrugën “Ilir Konushevci”, është sulmuar nga dy qytetarë të tjerë.

Burime të Gazetës në Policinë e Kosovës, tregojnë se personi që është sulmuar dhe ka qenë I infektuar me virus është duke u trajtuar në QKUK.

Për rastin është njoftuar edhe prokurori kujdestar dhe ndaj tij është inicuar si mosveprimi sipas dispozitave shëndetësore gjatë pandemisë.

Lidhur me mosrespektimin e vendimeve të Qeverisë së Kosovës ditë më parë në Vushtrri është gjobitur me 1 mijë euro një infermiere e cila ishte e infektuar dhe kishte thyer izolimin.

Po ashtu rrugëve të Prishtinës e infektuar me COVID-1- është parë edhe deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha. Ajo më vonë është arsyetuar se ka qenë duke shkuar për tu vizituar te mjeku.?reporteri.