Sulmohet me thikë një nxënës në shkollën “8 Marsi” në Pejë

Dy nxënës të shkollës “8 Marsi” në Pejë kanë sulmuar me thikë një tjetër, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore, ndërsa rastin për Peja në Fokus e ka konfirmuar Drejtoria Rajonale e Policisë së Pejës.

Sipas zëdhënësit Driton Rugova, Policia lidhur me rastin që ka ndodhur të enjtën rreth orës 09:15 është informuar nga Spitali i Pejës, me ç’rast në rrugën “Kuvendi i Lezhës”, dy të mitur, që sipas burimeve tona janë nxënës të shkollës në fjalë, gjatë kohës së pushimit të gjatë kanë sulmuar jo qëllimisht një tjetër nxënës, duke i shlaktuar lëndime të lehta.

Policia thotë se pas intervistimit, me urdhër të Prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.