Sulmohet një zyrtar policor në Viti

Një zyrtar policor është sulmuar në Viti.

Një zyrtar policor ka kërkuar ndihmë mjekësor, pasi që derisa ishte në përpjekje për ta ndaluar një të dyshuar, i cili me kamionin e tij me targa vendore i ka rrezikuar zyrtarët policorë, me ç’rast i njëjti është goditur me pjesën e pasme të kamionit, përcjell lajmi.net.

“Është raportuar se një zyrtar policor ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi që i njëjti ka pësuar lëndime trupore. Lëndimi ka ardhur pasi që derisa zyrtari policor ka qenë në përpjekje për ta ndaluar një të dyshuar mashkull K/Shqiptar i cili me kamionin e tij me targa vendore i ka rrezikuar zyrtarët policorë, me ç’rast i njëjti është goditur me pjesën e pasme të kamionit. I dyshuari është kërkuar në shtëpinë e tij por nuk është hasur pasi që i njëjti gjendet në arrati”.