Sulmoi fizikisht zyrtarin policor në Suharekë, dërgohet në mbajtje

Një person, dje në Suharekë ka përfunduar në pranga, pasi ai kishte sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët policorë derisa ai po kryente detyrën.

Raportohet se viktima ka pranuar trajtim mjekësor në Spitalin e Prizrenit, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje, thuhet në raportin e sotshëm të Policisë së Kosovës.