Suma takohet me Ambasadorin e BE-së në Maqedoninë e Veriut, Zhbogar

Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma u takua me Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Maqedonin Veriore Smuel Zhbogar dhe me Kryetarin e Komunës së Gazi Babës në Maqedoni, Boris Georgievski.

Dy kryetarët Suma dhe Georgievski e informuan Ambasadorin Zhbogar me zhvillimet e përgjithshme në komunat përkatëse si dhe planet dhe sfidat me të cilat ballafaqohen në funksionimin e qeverisjes lokale në komunat e tyre.

Ata e njoftuan Ambasadorin se dy komunat kanë identifikuar shumë fusha të përbashkëta të bashkëpunimit dhe kjo ka rezultuar me marrëveshje që dy komunat në të ardhmen do të jenë partnere për të konkurar për fondet e IPA-së të destinuara për bashkëpunim ndërkufitarë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë Veriore.

Ndërsa Ambasadori i BE-së Zhbogar duke përshëndetur vendimin e dy kryetarëve për bashkëpunim të ndërsjellë shprehu përkrahjen e tij dhe i inkurajoi që të konkurojnë në thirrjet për të aplikuar në fondet e IPA-s, nga se nga këto fonde mundë të përfitohen shumë projekte që mundë të ndikojnë në mirëqenien e banorëve dhe zhvillimit ekonomik të të dy komunave.