“Sunny Hill” dhe “Dokufest” rrisin numrin e turistëve dhe të hyrat e bizneseve në Kosovë

Festivali Sunny Hill dhe ai Dokufest, kanë mbushur Prishtinën dhe Prizrenin me turistë. Shumica e bujtinave e hoteleve në të dy qytetet janë të mbushura.

E kjo po vlerësohet pozitive, si për promovimin e vendit dhe kulturës, ashtu edhe për ekonominë lokale.

Vizitorët e huaj thonë se kanë ardhur në Kosovë për këto dy festivale, por po ashtu për t’u njohur nga afër me historinë e vendit.

Në Prizren thonë se Dokufesti ka bërë që numri i vizitorëve në qytet të rritet, duke i rritur kështu dhe të hyrat e bizneseve.

SunnyHill mbyll edicionin e tij të dytë sonte, në Parkun e Gërmisë në Prishtinë.

Derisa, Dokufesti vazhdon me shfaqje të filmave deri më 10 gusht. /KTV