Sunny Hill nuk do të mbahet më në Gërmi, ky është lokacioni i ri

Sunny Hill nga viti i ardhshëm do të ketë një lokacion të ri.

Ministri në detyrë i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, sot do të nënshkruan memorandum bashkëpunimi me përfaqësuesin e “Sunny Hill” Dukagjin Lipa.

Nënshkrimi i memorandumit do të bëhet në ora 10:30 në Ministrin e Tregtisë dhe Industrisë.

Ditë më parë Ministri i MTI, Endrit Shala, ka takuar përfaqësuesit e “Sunny Hill Festival”, ku janë dakorduar që festivali nga viti i ardhshëm të mbahet në Qendrën e Panaireve në Bërnicë, hapësirën e re e cila do të akomodojë dhjetëra mijëra njerëz më shumë, nga gjithë rajoni dhe Evropa. / Lajmi.net