Surroi për aktakuzat e Gjykatës Speciale ndaj Thaçit e Veselit: Fillim i ç’kapjes së shtetit të kapur

Aktakuzat e Gjykatës Speciale ndaj Presidentit Hashim Thaçi dhe kreut të PDK-së, Kadri Veseli, ish politikani dhe publicisti publicisti Veton Surroi e ka quajtu fillim të ç’kapjes së shtetit të kapur.

“Fillim dramatik i ç’kapjes së shtetit të kapur “, ka shkruar Surroi në një postim në profilin e tij në rrjete sociale.

Gjykata Speciale njoftoi se Zyra e Prokurorit të Specializuar u paraqiti Dhomave të Specializuara të Kosovës një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim prej Gjykatës, ku Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të tjerë akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte ndër të cilat, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura.

Në Aktakuzë pretendohet se Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të dyshuar të tjerë janë penalisht përgjegjës për afërsisht 100 vrasje të paligjshme. Krimet e paraqitura në Aktakuzë përshijnë qindra viktima të identifikuara shqiptarë, serbë dhe romë të Kosovës dhe kundërshtarë politikë.