Surroi: Ruaji xhepat, po vijnë zgjedhjet

Publicisti Veton Surroi ka shkruar në lidhje me situatën politike në Kosovë.

Ai ka përdorur një barsoletë nga Meksika për të vlerësuar situatën parazgjedhore në Kosovë. “Ruaji xhepat, po vijnë zgjedhjet” është thënia përmes të cilës ai ka shpjegur problemet aktuale politike dhe sociale me të cilat ballafaqohen qytetarët e Kosovës.

Surroi ka thënë se vendin sot e kontrollon një elitë e kriminalizuar e shpërndarë gjithandej vendimmarrjes dhe sundon, pos me mjetet e detyrimit shtetëror edhe me një kulturë injorance e cubërie.

Ai po ashtu ka vlerësuar se një pushtet i këtillë i ka futur duart në të dy xhepat e qytetarit të Kosovë.

Më tutje ai ka thënë se mbetet që heqja e kapësve të shtetit të bëhet me një proces të brendshëm, e i vetmi që ka legjitimitet të plotë është procesi demokratik zgjedhor.