Sylë Tahirsylaj tregon deri kur do ketë reshje të shiut dhe vërshime!

Reshjet e dendura të shiut që kanë rënë gjatë dy ditëve të fundit kanë shkaktuar probleme në disa pjesë të vendit.Problemet më të theksuara janë në qarkullimin e automjeteve në trafik, me energji elektrike dhe dëmet e shkaktuara në objekte të ndryshme, si pasojë e vërshimeve, raporton GazetaBlic. Situatë e njëjtë e në disa vende edhe më e rënduar, parashihet të jetë deri në fund të javës, sipas eksperti dhe profesori i Meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj.

I kontaktuar nga “Gazeta Blic” Tahirsylaj, tha se reshjet e shiut do të vazhdojë deri të premten kohë kur dhe do të ndërpriten reshjet.

“Deri të premtën do të jetë kjo situatë ,të premten deri të hënen do të ndalen reshjet ndërsa prej të hënes është prapë destabilizim i atmosferës ,do të ketë një ulje të temperaturës në fundjavë ku do të jetë deri 24 gradë celcius max dhe minimalja shkon prej 12 deri ne 14 gradë celcius.Eshtë një mot tipik i vjeshtës së vonë ,por kanë efektin pozitiv këto reshje në radhë të parë për kulturat bujqësore dhe për akumulimin e ujit në liqenjtë e Kosovës”, tha ai.Sipas Tahirsylajt, ekziston rreziku edhe për vërshime në disa lokacione ku nuk është punuar në planifikim hapësinor me ujëra.

“Ka rrezik me pas vërshim në disa lokalitete ku nuk është respketuar planifikimi hapësinor, për ndarjen e ujërave të reshjeve nga ujërat e zeza ,se kto janë reshje rrëke”, ka deklaruar ai.Reshjet e shumta të shiut kanë shkaktuar probleme të mëdha edhe në bregdetin shqiptar duke bërë që shumë pushues nga Kosova të kalojnë një situate makthi nga vërshime të tilla në bregdet.