Lideri i opozitës ruse, Alexei Navalny, konfirmoi të hënën se kancelarja gjermane Angela Merkel e kishte vizituar në një spital në Berlin ku po trajtohej për atë që u cilësua
Lideri i opozitës ruse, Alexei Navalny, konfirmoi të hënën se kancelarja gjermane Angela Merkel e kishte vizituar në një spital në Berlin ku po trajtohej për atë që u cilësua
Kritiku i Kremlinit, Alexei Navalny, është lëshuar nga spitali në Berlin, ku ai është trajtuar pasi u sëmur muajin e kaluar gjatë një fluturimi nga Siberia për në Moskë. Ai
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Përhershëm të OSBE-së në Vjenë, ka folur për hetim ndërkombëtar mbi rastin e helmimit të Aleksey Navalny, dhe e ka quajtur ngjarjen
Lideri opozitar rus Alexei Navalny vazhdon të mbetet në koma në një spital të Berlinit pas helmimit me agjentit nervor Novichok, sic u konfirmua dhe nga autoritetet gjermane. Ai u
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, mbajti një konferencë shtypi ku informoi partnerët e NATO-s dhe të BE-së se kryeopozitari rus, Alexei Navalny, është viktimë e një vrasjeje të mbetur në tentativë.
Udhëheqësi i opozitës ruse, Alexei Navalny, i cili dyshohet se është helmuar, ndodhet ende në një koma artficiale, por gjendja e tij është e qëndrueshme dhe simptomat e tij po përmirësohen, thanë të premten mjekët gjermanë që po kujdesen për të. Zoti Navalny, një politikan dhe hetues korrupsioni, i cili është një nga kritikët më të ashpër të presidentit rus Vladimir Putin, u sëmur ndërsa ishte duke udhëtuar për në Moskë nga Siberia më 20 gusht dhe aeroplani bëri ulje urgjente në Omsk të Siberisë. Fundjavën e kaluar ai u transferua në spitalin Charité në Berlin, ku mjekët gjetën gjurmë të një lënde që bën pjesë në grupin e substancave aktive të quajtur “frenues të kolinesterazës” në trupin e tij. 44 vjeçari Navalny po trajtohet me antidotën atropinë. Spitali Charité tha se “ka pasur njëfarë përmirësimi të simptomave të shkaktuara nga aktiviteti i frenuesit të kolinesterazës”. “Megjithëse gjendja e tij mbetet serioze, nuk është në rrezik jete. Megjithatë për shkak të helmimit të rëndë të pacientit, është ende mjaft herët që të parashikohen efektet e mundshme afatgjata”, tha spitali. Gruaja e zotit Navalny, Yulia e ka vizituar atë rregullisht në spital dhe “Charité“ tha se mjekët janë në kontakt të vazhdueshëm me të. Aleatët e zotit Navalny këmbëngulin se ai ishte helmuar me qëllim dhe thonë se Kremlini ishte pas këtij sulmi, akuza që zyrtarët rusë i kanë hedhur poshtë si “zhurmë e kotë”. Ekspertët perëndimorë kanë tërhequr vëmendjen se është shumë herët të nxirren përfundime lidhur me shkaqet që mund të kenë shkaktuar sëmundjen e zotit Navalny, por vënë në dukje se Novichok, agjenti nervor i kohës sovjetike, që u përdor për të helmuar ish-agjentin rus Sergei Skripal dhe vajzën e tij në Britani, ishte një frenues i kolinesterazës. Mjekët rusë që trajtuan zotin Navalny në Siberi e kanë kundërshtuar në mënyrë të përsëritur përfundimin e spitalit gjerman, duke thënë se e kishin përjashtuar helmimin si diagnozë dhe se analizat e tyre për frenuesin e kolinesterazës, dolën negative. Zoti Navalny u dërgua në Gjermani për trajtim mjekësor pasi kancelarja Angela Merkel ofroi personalisht që ai të kurohej në Berlin. Kancelarja gjermane, Angela Merkel në konferencën e
Bazuar në simptomat që kishte Alexei Navalny, mund të themi se ka shumë të ngjarë me një helmim të ngjashëm me atë që Pyotr Verzilov, një tjetër opozitar rus që