Takimi Haradinaj-Merkel, goditje idesë për ndarje

Takimi i sotëm i Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, me Kancelaren Gjermane, Angela Merkel, cilësohet si goditje e rradhës ndaj idesë për ndarje të Kosovës.

Gazetari Mefail Bajqinovci, duke iu referuar takimin Haradinaj-Merkel, përmes rrjeteve sociale është shprehur se “Udhëheqësit ballkanik – duke filluar nga Serbia, Kosova dhe Shqipëria, të cilët po kërkojnë ndarje, bashkim dhe destabilizim të territoreve, po çmontohen nga Gjermania.”

Ndërkaq gazetari tjetër Berat Buzhala, ka dalë hapur në mbështetje të secilës iniciativë për rrëzimin dhe nxjerrjen e PDK-së nga Qeveria. Buzhala, përmes profilit të tij në Facebook është shprehur se “Do ta mbeshtes dhe do ta perkahe secilin politikan dhe secilen parti qe do ta gjunjezoje PDK’ne dhe Hashim Thacin.”

Buzhala, takimit të Kryeministrit Haradinaj me Kancelaren Merkel ia ka atribuar këtë frymë. “Takimi i Kryeministrit Haradinaj ne Berlin, me zonjen Merkel ishte ne kete fryme. Gjermania eshte pozicionu fuqishem kunder tandemit Thaci – Veseli”, ka shkruar Buzhala, duke bërë thirrje më tutje që Haradinaj brenda ketij viti “ta çmontojë” koalicionin aktual.