Taksa e ndërpreu nismën për korrigjim të kufijve

Diplomati amerikan, Louis Sell, në një analizë të gjatë, ka treguar se pse ideja për korrigjim të kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është e dëmshme dhe se përbën rrezik për stabilitetin e rajonit.

Ai thotë se këtë nismë e ka bllokuar vendimi i marrë nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, për taksë ndaj produkteve me origjinë serbe dhe nga Bosnja e Hercegovina, shkruan Gazeta Express.

Përveç tjerash ai e sheh si të pamundur edhe idenë e përfolur për shkëmbim të territoreve, pasi problem kyç e sheh qytetin e ndarë të Mitrovicës.

Sell thotë se në Kosovë përveç Thaçit dhe përkrahësve të tij askush nuk e mbështet një ide të tillë për ndarje të Kosovës.

Sipas tij taksa e vendosur nga Haradinaj ka ndërprerë bisedimet për shkëmbime të territoreve, megjithatë ai thotë se Thaçi është i paparashikueshëm.

“Vendosja e tarifave nga Haradinaj, ka ndërprerë shkëmbimin, të paktën për momentin, por ajo që vjen më pas është e paqartë. Thaçi vazhdon të deklarojë me optimizëm se një marrëveshje është e mundur këtë vit dhe se duhet ulur për të biseduar me armiq por pa kushte. SHBA-ja vazhdon të kërkojë heqjen e tarifave edhe pse në ton më të moderuar dhe kërkuar rifillimin e lëvizjeve drejt një marrëveshje, duke paralajmëruar në të njejtën kohë se durimi i tyre nuk është i pakufishëm”, ka shkruar Seller, trasnmeton Gazeta Express.

Ai ka folur edhe për samitin e Berlinit të mbajtur me 29 prill të këtij viti, duke thënë se aty Merkel dhe Makron kanë bërë përpjekje për krijimin e një rruge të re evropiane, që nuk përfshinë korrigjimin e kufijve.

Sipas Seller një altërnative e mundshme është që të lejohen serbët për të qeverisur veten brenda Kosovës, bazuar në Marrëveshjen e vitit 2013 për krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, të cilin më pas Gjykata Kushtetuese e shartoi duke ia hequr elementet kundër Kushtetuese.

Megjithatë ai thotë se një ide e tillë shihet si e rrezikshme në Kosovë, pasi mendohet që serbët do ta shfrytëzojnë për ndarjen e Kosovës. /Burimi: Gazeta Express; linku: https://www.gazetaexpress.com/diplomati-amerikan-taksa-e-nderpreu-nismen-per-korrigjim-te-kufijve/?fbclid=IwAR2mqgLs6idAsiYIUHU70eevNE1HJEVT9rKwOaiNJn_7RaZLCwGGAwewWzE/