Talebanët hartojnë “listën e terrorit”, “tradhtarët shkojnë në hu”

Mediat e huaja raportojnë me shqetësim se krerët talibanë janë duke rikthyer ndëshkimet makabre për personat që janë parë si bashkëpunëtorë të forcave të huaja.

Sipas tyre, të ashtuquajturat “listat e vrasjeve” janë gati. Ato shënjestrojnë dhe gra e vajza, të cilat mund të përballen me torturën dhe vdekjen.

Viktimat e urrejtjes rrezikojnë të ekzekutohen qe në pragun e shtëpisë, pa asnjë mundësi shpëtimi. Në listat e terrorit gjen emra ish-policësh, ushtarakësh e kujtdo tjetër që ka bashkëpunuar me qeverinë afgane apo forcat e koalicionit, shkruan Daily Mirror.

Një ekip punonjësish britanikë të sigurisë i thanë të përditshmes së njohur se burime nga radhët e talebanëve i kishin paralajmëruar të largoheshin. “Shumë luftëtarë të huaj i janë drejtuar Kabulit.

Nuk do të doni të jeni këtu kur ata të mbërrijnë. Këta njerëz nuk vijnë në paqe”, ishte pohimi shqetësues.

Gjenerali David Petraeus, që ka komanduar forcat amerikane në Afganistan e Irak, këmbëngul se prioriteti tani është “të shpëtojmë ata që luftuan me ne, për fajet flasim më vonë”.

Corriere della Sera nga ana tjetër thotë se talibanët kanë shpallur një aministi të përgjithshme për funksionarët shtetërore, duke i ftuar të kthehen në punë.

Ata madje janë shprehur të gatshëm të pranojnë dhe gra në qeverisje, por integrimi i tyre në strukturat qeveritare do të bëhet vetëm në bazë të ligjit të Sheriatit.

Ftesa të tilla janë pritur me frikë të madhe. Pamjet filmike tregojnë sakaq një sasi të madhe armësh e municionesh, të braktisura në aeroportin e Kabulit ku mund t`i marrë kushdo, ndërsa eksodi masiv i afganëve që mësynë aeroportin është fiksuar edhe në fotot satelitore.