Talenti i Grasshopers që ëndërron të luaj për Kosovën, Mergim Bajrami, kërkohet nga Hajduku i Splitit

Futbollisti me prejardhje nga Zgatari i Dragashit, Mergim Bajrami, aktualisht lojtar i skuadrës zvicerane, Grasshopers dhe i grupmoshës U-18 të përfaqësueses helvetike, gjatë këtij afati kalimtar po kërkohet nga shumë skuadra të njohura evropiane.

Sipas familjarëve të kosovarit, së fundi interesim për Mergimin ka shfaqur edhe skuadra e mirënjohur nga Kroacia, Hajduk Split. Një gjë e tillë është konfirmuar edhe me autorizimin që i ka bërë për të filluar kontaktet me futbollistin kosovar, zyrtarit Tomisllav Puljiq, drejtori sportiv i skuadrës kroate, Sasha Bjellanoviq.

Ndryshe, për shërbimet e futbollisti kosovar i cili edhe pse ende nuk i ka mbushur 19 vjet, ai po luan me mjaft sukses për skuadrën e” karkalecave” të Cyrihut dhe përfaqësuesen helvetike, janë të interesuara edhe skuadra me renome evropiane sikurse janë ato të Bundesligës, si Hoffenheim, klub ky i cili në sezonin 2018-1019 ka qenë pjesë e Ligës së Kampionëve.

Mergim Bajrami, ka qenë pjesë e të gjitha grupmoshave të reja të Zvicres, ndërsa ëndërr e tij është që një ditë të vesh fanelën e reprezentacionit të Kosovës.