Të dielën asfaltohet rruga Shtërpcë – Brezovicë, mbyllet për qarkullim

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton qytetarët se të dielën, me 26.05.2019, rruga Shtërpcë – Brezovicë (rruga që shpie në qendrën e skijimit), do të jetë e mbyllur për qarkullim nga ora 8:00 deri në orën 20:00.

Qarkullimi në këtë segment do të pamundësohet, për shkak të asfaltimit të kësaj rruge, njofton MIT.

Kjo ministri kërkon nga qytetarët që t’i shmangen këtij destinacioni për ditën e diele.