Fotografi Liridon Shala, të gjitha paratë e grumbullura nga ekspozita e tij e fotografisë i ka dhuruar për fëmijët e prekur nga kanceri.
Këtë ai e ka bërë të ditur përmes rrjetit të tij social facebook. Fillimisht, ai thotë se kishte planifikuar të ndaj gjysmën e mjeteve por duke pas parasysh nevojën e madhe që kanë këta fëmijë, ai ka vendosur ti deponojë 100% të mjeteve, raporton Lajme365
‘‘Shumë totale e mjeteve të deponuara është 300 euro’’, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Për transparencë
Nga nisma për shitjen e fotografive janë shitur gjithsej 9 foto gjithsej 293.30 euro (7 foto nga 30 euro, 1 40 euro, dhe një tjetër 43.30. Në fillim kam deklaruar se do të derdhen 50% e mjeteve, por duke patur parasysh nevojën e madhe që kanë këta fëmijë, kam vendosur ti deponojë 100% të mjeteve.
Shumë totale e mjeteve të deponuara është 300 euro.
Ju faleminderit gjithsecilit që ju keni bashkëngjit kësaj nisme në çfarëdo forme që keni patur mundësi!